7 të lënduar në ditën e dytë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit

Nga Exit News
7 të lënduar në ditën e dytë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në protestën e së enjtes janë plagosur 7 persona.

Pesë policë dhe dy protestues të lënduar në protestë janë duke u mjekuar në spitalin e Traumës, sipas njoftimit për shtyp të ministrisë.

Thuhet gjithashtu se njëri prej policëve ka dëmtime më serioze.

Minsitria ka bërë me dije se gjatë protestës të zhvilluar të mërkurën, “kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues”.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha është shoqëruar me tensione të forta.

Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjelles dhe spraj djegës pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>