7 të vdekur nga zjarri në spitalin Covid në Rumani

Nga Exit News
7 të vdekur nga zjarri në spitalin Covid në Rumani

Shtatë persona gjetën vdekjen të premten nga një zjarr që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali Covid në Rumani.

Pamjet video, raporton Reutes, tregojnë pacientë që hidheshin nga dritaret në katet më të ulëta të spitalit.

Zjarri ra në qytetin lindor të Konstancës në orët e  para të mëngjesit dhe u shua rreth orës 8.00 pasi zjarrëfikësja mori përforcime nga zonat ëprreth.

Familjarë të zemëruar të pacientëve u mblodhën jashtë spitalit për të protestuar, ndërsa prokuroria ka hapur hetim për të gjetur shkaqet e zjarrit.

Ky përbën zjarrin e tretë vdekjeprurës në spitale në Rumani këtë vit. Në shkurt, një zjarr vrau katër pacientë në një spital COVID-19 në kryeqytetin Bukuresht.

Ndërkohë, nëntorin e kaluar 10 persona vdiqën në një njësi të kujdesit intensiv në spitalin e qarkut Piatra Neamt.

“Është një dramë e re e tmerrshme që konfirmon mungesën e infrastrukturës së sistemit të kujdesit shëndetësor të Rumanisë, të vendosur nën presion të paimagjinueshëm nga vala e katërt e pandemisë,” tha presidenti Klaus Iohannis në një deklaratë.

Rumania kishte mbi 12,500 pacientë me COVID-19 të shtruar në spitale të premten, mes të cilëve 1391 gjendeshin në njësitë e kujdesit intensiv.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>