7 perona u vranë nga përplasja Iran – Turqi në kufi, nga Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA. Ndër viktimat janë edhe dy anëtarë të Gardës
IRNA tha se “grupi i terroristëve” kishte hyrë në Iran në mënyrë të paligjshme nga Turqia.
Sipas raportit, përleshjet u zhvilluan në qytetin Salmas të Iranit. Qyteti ndodhet rreth 650 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Teheran.
Nuk ka pasur konfirmim të pavarur të përleshjes.
Në këtë zonë kohë pas kohe janë zhvilluar luftime mes forcave iraniane dhe separatistëve kurdë si dhe militantëve të lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).
Në nëntor, persona të armatosur, të paidentifikuar, vranë tre dhe plagosën dy roje kufitare iraniane në provincë.