7 të vrarë nga përplasjen Iran-Turqi në kufi

Nga Exit News
7 të vrarë nga përplasjen Iran-Turqi në kufi

7 perona u vranë nga përplasja Iran – Turqi në kufi, nga  Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA. Ndër viktimat janë edhe dy anëtarë të Gardës

IRNA tha se “grupi i terroristëve” kishte hyrë në Iran në mënyrë të paligjshme nga Turqia.

Sipas raportit, përleshjet u zhvilluan në qytetin Salmas të Iranit. Qyteti ndodhet rreth 650 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Teheran.

Nuk ka pasur konfirmim të pavarur të përleshjes.

Në këtë zonë kohë pas kohe janë zhvilluar luftime mes forcave iraniane dhe separatistëve kurdë si dhe militantëve të lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Në nëntor, persona të armatosur, të paidentifikuar, vranë tre dhe plagosën dy roje kufitare iraniane në provincë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>