700 persona shpëtohen në brigjet e Mesdheut

Nga Exit News
700 persona shpëtohen në brigjet e Mesdheut

Më shumë se 700 persona u shpëtuan në afërsi të brigjeve të Libisë dhe Maltës, të dielën.

SOS Mediterranee ka thënë se anija ka kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtarë prej 31 korrikut.

Migrantët vazhdimisht nisen me anije nga Libia dhe Tunizia për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian përmes Mesdheut.

Kalimi është i rrezikshëm dhe anijet e tejngarkuara shpesh përballen me vështirësi.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 930 migrantë kanë vdekur në Mesdhe këtë vit.

Libia është një prej pikave më të shpeshta të nisjes, ndërsa pjesa më e madhe e migrantëve tentojnë të arrijnë në brigjet italiane, rreth 300 kilometra larg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>