71% e votuesve të PD-së kundër përjashtimit të Berishës

71% e votuesve të PD-së kundër përjashtimit të Berishës

71.2% e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, sipas sondazhit të Euronews Albania.

Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen me SHBA-në.

12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.Ndryshe u përgjigjën personat që më 25 prill zgjodhën të mos votojnë dhe që për këtë mund të konsiderohen si “elektorati gri”.

Shumica e tyre (56.5%) ishin kundër një mbështetjeje të PD-së ndaj Berishës edhe pse në rastin e largimit apo jo të tij prej grupit parlamentar ishin të dyzuar – 21.4% u përgjigjën “nuk e di”, 12.6% “jo” dhe 9.5% “po”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>