
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë shkoi në 71 të mërkurën.
Autoritetet shëndetësore raportuan në mbrëmje se 8 persona rezultuan pozitivë nga 34 analizat e kryera në 24 orët e fundit.
Të infektuarit janë nga Prishtina, Vushtrria, Drenasi dhe Malisheva, kjo e fundit komuna me më tepër të infektuar në Kosovë 25 persona.
Aktualisht koronavirusi është përhapur në 14 komuna. Kosova diagnostikoi të infektuarin e parë me koronavirus më 13 mars.
Rreth 9 ditë më vonë një 82-vjeçar u bë viktima e parë, ndërkohë që ende nuk ka një rast të shëruar.