71 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Nga Exit News
71 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë shkoi në 71 të mërkurën.

Autoritetet shëndetësore raportuan në mbrëmje se 8 persona rezultuan pozitivë nga 34 analizat e kryera në 24 orët e fundit.

Të infektuarit janë nga Prishtina, Vushtrria, Drenasi dhe Malisheva, kjo e fundit komuna me më tepër të infektuar në Kosovë 25 persona.

Aktualisht koronavirusi është përhapur në 14 komuna.  Kosova diagnostikoi të infektuarin e parë me koronavirus më 13 mars.

Rreth 9 ditë më vonë një 82-vjeçar u bë viktima e parë, ndërkohë që ende nuk ka një rast të shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>