PD reagon për mos kapjen e Kajmakut

PD reagon për mos kapjen e Kajmakut

Pas artikullit të sotëm të Exit.al për Agim Kajmakun, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi. Në një status në Facebook, Zoti Bardhi shkruan se “Dëshmitarë të tjerë e kanë parë [Kjamakun] në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste.”

“Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi.

Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh”, shkruan Bardhi.

Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i vorës ëshët në kërkim nga policia që prej muajit Nentor 2019. Ai akuzohet për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, dhe ushtrim të detyrës shtetërore pas përfundimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>