Kryeministri Rama vs Ministres Ekonomi për Spitallën

Kryeministri Rama vs Ministres Ekonomi për Spitallën

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama deklaroi se i kishte kërkuar Ministrisë së Ekonomisë të anullonte tenderin për zonën e lirë ekonomike të Spitallës, për shkak të një thashethemi ku përfshihej vëllai i tij. Ja si u shpreh Zoti Rama në emisionin e Rudina Xhungës:

“Unë dëgjova një akuzë për një proçes transparent, me proçedurë ndërkombëtare, për zonën ekonomike të Spitallës dhe vetëm për faktin që im vëlla ishte shoqëruar me një shokun e tij që nga emigracioni në Amerikë, që është sipërmarrës dhe është i lidhur me kompaninë që mund të ishte fituese, unë i kërkova ministrit anullimin.

Por sot Ministrja e sapoemëruar e Ekonomisë Milva Ekonomi anulloi tenderin me një tjetër arsye. Kompanive, ofertat e të cilave ishin pranuar si të rregullta më parë, u është dërguar një njoftim se tenderi anullohej pasi:

“dokumentat e dorëzuara nuk përmbushin kushtet e vendosura nga Ministria e Ekonomisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>