Investitorët e huaj kundër projektligjit për Dhomat e Tregtisë

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) i ka kërkuar Komisionit Parlamentar kthimin mbrapsht për rishqyrtim të projektligjit “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”.

FIAA, me anë të një deklarate, shprehet se qeveria nuk është konsultuar më parë me grupet e interesit. “Ne besojmë se konsultimi paraprak me palët e interesuara nuk është thjesht një vlerë e shtuar në proçesin ligjbërës, por edhe një parakusht për një proçes të vendimmarrjes demokratike dhe të përgjegjshme,” shkruan Fiaa.

Shoqata shkruan dhe për paqartësi të tjera lidhur me cilësinë apo llojin e shërbimeve që këto Dhoma do t’i ofrojnë bizneseve kundrejt pagesës, apo strukturës vendimmarrëse dhe mënyrës së si do të lobohen e mbrohen interesat e anëtarëve.

Ky projektligj u dërgua në parlament në mënyrë të fshehtë, pa e publikuar fare në faqen e Kryeministrisë apo Këshillit Ekonomik Kombëtar. Diskutimi për të në Kuvend është përcaktuar për seancën e së enjtes, në datën 25 shkurt 2016.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>