Mbi 100 raste të konfirmuara me koronavirus, qytetet e 2 rajoneve veriore të Italisë në karantinë

Nga Exit News
Mbi 100 raste të konfirmuara me koronavirus, qytetet e 2 rajoneve veriore të Italisë në karantinë

Italia ka vënë në karantinë disa qytete të rajoneve veriore të Lombardisë dhe Venetos pasi numri i të prekurve nga koronavirusi i ri ka kaluar 100 raste të konfirmuara.

Shifrën raportoi agjencia e lajmeve Ansa. Deri më tani ka 2 viktima, mbi 30 të shëruar dhe 18 në gjendje të rënduar. Prej rasteve rreth 90 janë në Lombardi, 17 në Veneto, 2 në Emilia Romagna.

Në zonat e vëna në karantinë ndalohen hyrje-daljet, aktivitetet publike dhe shkollat.

Viktima e parë e virusit në Itali, 78-vjeçari Adriano Trevisani, më 9 shkurt kishte parë ndeshjen Inter-Milan në një bar bashkë me 8 tetë kinezë, dy nga të cilët nuk kishin shumë që ishin kthyer nga Kina.  Për këtë arsye këtë fundjavë u vendos shtytja e 3 ndeshjeve të futbollit në Serie-A: Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria.

Koronavirusi i ri, tashmë me emrin emrin zyrtar Covid-19, u pikas gjatë muajit janar në Kinë dhe u përhap me shpejtësi në disa rajone. Aktualisht virusi është përhapur në dhjetëra vende në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më sot ka pasur rreth 79 mijë raste të konfirmuara, prej të cilave kanë mundur të shërohen plotësisht mbi 23 mijë.


Përditësuar 23 shkurt 12:30.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>