771 familje në Kamëz nisin marrjen e granteve për dëmet nga tërmeti

Nga Exit News
771 familje në Kamëz nisin marrjen e granteve për dëmet nga tërmeti

771 familje në Kamëz do të mund të tërheqin nga 24 qershori grantet për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama dhe kryebashkiashku i Kamzës Rakip Suli në një konferencë virtuale.

Qytetarët mund të shkojnë në filialet e postës shqiptare për të marrë grantet e miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Në total për këto 771 familje janë vënë në dispozicion 1,6 milionë dollarë.

Familjet do të përfitojnë grante në varësi të dëmëve që kanë pësuar në shtëpi, të ndara në 3 lloje:

  • Për dëmtimet DS1 (shkalla më e lehtë e dëmeve) janë 349 familje;
  • Për dëmtimet DS2 (shkalla e mesme e dëmve) janë 261 familje;
  • Përm dëmtimet DS3 (shkalla më e rëndë e dëmeve) janë 161 familje.

Kryebashkiaku Suli tha se janë miratuar dhe lejet e ndërtimit për këto familje, ndaj ato mund të rinisin punimet menjëherë pas marrjes së granteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>