Kënd të thjeshtë në çdo lagje e jo gjysëm ton beton në park

Nga Julia Hoxha
Kënd të thjeshtë në çdo lagje e jo gjysëm ton beton në park

Një qytet ka nevojë jo për një, por dhjetra kënde lojrash, të shpërndarë nëpër lagje. Por, ajo për çfarë NUK ka nevojë është eliminimi i pemëve, hedhja e disa tonë beton dhe hekur, investimi me gjysëm milionë euro (për një vend të varfër të mbytur në borxhe). Për më shumë, nuk ka hiç nevojë për një tjetër kafene, alla Grand Kafe, ku “prindërit të pinë kafe tek vështrojnë fëmijët”.

Mjaft më me kulturën mbytëse, të prapambetur të kafeneve. Prindi rri tek stoli nën hijen e pemës, apo aty ngjitur me fëmijën tek e tund në lisharëse. Ai nuk ka nevojë për kafe se i ka pesë a gjashtë poshtë pallatit.

Projekti i shumëpërfolur po realizohet jo në mënyrën e duhur—po kryhet në mënyrë të fshehtë, arrogante dhe klienteliste—jo në formën dhe vendin e duhur.

Ja një nga këndet e lagjes, në park dhe ky, ku ne shkojmë. I gjelbër, zbavitës, modest—se Gjermania nuk ka pse të shpenzojë miliona në beton për fëmijët, por siguron ndihmë sociale e shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>