
78 anëtarë të personelit mjekësor do të vaksinohen të mërkurën nga Covid-19.
Ata që do të vaksinohen do të jenë mjekë dhe infermierë si dhe epidemiologë të terrenit.
Sot është dita e e tretë e vakisiminit në vend. Deri më tani janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë, sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Ditën e martë u vaksinuan 60 mjekë, infermierë dhe epidemiologë në stadiumin Air Albania. Të hënën u vaksinuan të parët Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe mjekët e spitalit Infektiv dhe Sanatorium, të cilët po shërbejnë si spitale Covid.