78 mjekë e epidemiologë vaksinohen sot

Nga Exit News
78 mjekë e epidemiologë vaksinohen sot

78 anëtarë të personelit mjekësor do të vaksinohen të mërkurën nga Covid-19.

Ata që do të vaksinohen do të jenë mjekë dhe infermierë si dhe epidemiologë të terrenit.

Sot është dita e e tretë e vakisiminit në vend. Deri më tani janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë, sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ditën e martë u vaksinuan 60 mjekë, infermierë dhe epidemiologë në stadiumin Air Albania. Të hënën u vaksinuan të parët Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe mjekët e spitalit Infektiv dhe Sanatorium, të cilët po shërbejnë si spitale Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>