8 190 doza vaksine mbërrijnë në aeroportin Nënë Tereza

Nga Exit News
8 190 doza vaksine mbërrijnë në aeroportin Nënë Tereza

8 190 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë të hënën në aeroportin Nënë Tereza.  Kryeministri Edi Rama ndodhet në aeroport ku po pret vaksinat të mbërrijnë.

Rama tha se ka diskutuar me “një shtet mik” emrin e të cilit nuk e tha,  për një sasi prej 360 mijë dozash të vaksinës Astra Zeneca.

“Jemi në përfundim të vaksinimit të gjithë banorëve të shtëpisë të moshuar dhe personelit të tyre dhe kemi nisur vaksinimin e personave +80 vjeç. 70% e vaksinave është shpërndarë tek 7 shtete”, tha Rama në një komunikim me gazetarët.

Ai tha se qeveria shqiptare është në komunikim me tre shtete për të marrë vaksina.

Në 10-15 ditët e ardhshme, ai njoftoi se do të bëjë vizitë në një shtet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>