8 Marsi, ditë proteste për gratë e Astirit

8 Marsi, ditë proteste për gratë e Astirit

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë e zonës së Astirit, shtëpitë e të cilave preken nga projekti i Unazës së Re, protestuan kundër kryeministrit Rama.

Me parrullat “Shtëpia jonë, motoja jonë”, ato i kërkuan kryeministrit të anullojë projektin korruptiv që parashikon të shëmbe rreth 300 ndërtesa, shtëpi dhe biznese.

“Duam të na dëgjohet zëri.  Jam një banore e Unazës së Re. Ne nuk do ishim sot këtu, do festonim nëse Edi Rama nuk do vidhte 40 mln euro, nëse nuk do bënte këtë projekt. Sot është dita e 126 e protestës sonë. Ne do rrimë këtu deri sa të dalë Rama e të thotë që projekti është anuluar. Ne jemi shumë, shumë më shumë do bëhemi”, u shpeh njëra prej protestueseve.

Në mbështetje të grave të Astirit, doli dhe ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, e cila që prej fillimit të protestës së Astirit ka qenë vazhdimisht e pranishme në protestat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>