Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur ìviktima nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 354 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 10 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 422 raste.
Mbeten 149 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 838 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 63 301 qytetarë, ndërkohë që 250 658 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.