
301 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2.325 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tetë pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Po ashtu, 181 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 51.518.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 58.988 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.479 kanë humbur jetën, ndërsa 5.991 janë ende të infektuar.