
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 208 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 345 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 82 582 raste.
Mbeten 13 763 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 98 341 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 1 996 pacientë kanë humbur jetën.