Dje, policia sekuestroi 808 kg marijuanë dhe arrestoi një person, në Radhimë të Vlorës.
Sasia e drogës ishte ndarë në dy mjete, një fugon dhe një gomone.
Pronari i furgonit, Alban Koshi, u arrestua në flagrancë.
Policia ka shpallur në kërkim pronarin e gomones, i cili është identifikuar me inicialet R.M.
Deri më tani dihet që destinacioni i marijuanës ishte Italia.