Kryebashkiaku Veliaj tërhiqet nga taksa e tavolinës, përshkallëzohet ajo e hapësirave publike

Dje, Kryebashkiaku Veliaj u tërhoq nga taksa e tavolinës dhe uli taksën e zënies së hapësirave publike. Marrëveshja mes sipërmarrësve dhe Kryebshkiakut u arrit pas disa protestash e takimesh.

Kështu, taksa mujore e tavolinës prej 2 500 lekë për tavolinë u hoq, ndërsa taksa e zënies së hapësirës u përshkallëzua sipas zonave të bashkisë Tiranë. Me vendimin e datës 30 dhjetor 2015, këto taksa ishin shumëfishuar. Nga muaji mars e në vazhdim:

  • Zona A është zona e Bllokut dhe Bulevardit dhe do të taksohet me 1500 lekë për metër katrorë në muaj.
  • Zona B është zona brenda Unazës dhe do të taksohet më 750 lekë për metër katror në muaj.
  • Zona C është pjesa tjetër e Tiranës dhe do të taksohet më 400 lekë për metër katror në muaj.
  • Periferia e Tiranës do të taksohet me 200 lekë për metër katror në muaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi, gjithashtu, se për muajt janar dhe shkurt do të aplikohen tarifat e vjetra, meqë bizneset nuk ishin lajmëruar për ndryshimet.

Vendimi Nr. 59 i Këshillit Bashkiak Tiranë ndryshoi dhe rriti shumë nga taksat dhe tarifat vendore, të cilat rëndojnë më shumë mbi biznesin e vogël. Sipërmarrësit e biznesit të vogël dhe tregtarë, prej javësh, kanë protestuar kundër vendimit dhe kanë kërkuar uljen e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>