Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë Jaeld Çela, pjesë e çështjes Tahiri-Habilaj, për të përjashtuar trupën gjykuese.
Çela, përmes avokatëve të tij, kishte kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova, pasi pretendonte se ato kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura dhe mund ta paragjykojnë çështjen e tij. Këto prentendime nuk janë pranuar nga Gjykata e Posaçme.
Duket se kërkesa e Çelës kishte për qëllim futjen e çështjës në kolaps dhe mbetetjen e çështjes pa trup gjykues.
Kjo sepse aktualisht Gjykata e Posaçme e Apelit ka vetëm 6 gjyqtarë, 3 prej të cilave janë pjesë e trupës aktuale dhe Sokol Binaj, i cili nuk do të mund të gjykojnë çështjen.
Sokol Binaj ka shqyrtuar çështje të tjera lidhur me grupin e Habilajve, ndaj nuk mund të jetë pjesë e trupës së re.
Nëse kërkesa e Çelës do të ishte pranuar do të mbeteshin vetëm 2 gjyqtarë për të gjykuar çështjen Tahiri-Çela, pa mundur të formohet trupa me 3 gjyqtarë.
Seanca e radhës gjyqësore për Tahirin dhe Çelën është caktuar në 13 maj.