Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës, nuk ndërrohet trupa gjykuese

Nga Exit News
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës, nuk ndërrohet trupa gjykuese

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë Jaeld Çela, pjesë e çështjes Tahiri-Habilaj, për të përjashtuar trupën gjykuese.

Çela, përmes avokatëve të tij, kishte kërkuar përjashtimin e  trupës gjykuese Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova, pasi pretendonte se ato kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura dhe mund ta paragjykojnë çështjen e tij. Këto prentendime nuk janë pranuar nga Gjykata e Posaçme.

Duket se kërkesa e Çelës kishte për qëllim futjen e çështjës në kolaps dhe mbetetjen e çështjes pa trup gjykues.

Kjo sepse aktualisht Gjykata e Posaçme e Apelit ka vetëm 6 gjyqtarë, 3 prej të cilave janë pjesë e trupës aktuale dhe Sokol Binaj, i cili nuk do të mund të gjykojnë çështjen.

Sokol Binaj ka shqyrtuar çështje të tjera lidhur me grupin e Habilajve, ndaj nuk mund të jetë pjesë e trupës së re.

Nëse kërkesa e Çelës do të ishte pranuar do të mbeteshin vetëm 2 gjyqtarë për të gjykuar çështjen Tahiri-Çela, pa mundur të formohet trupa me 3 gjyqtarë.

Seanca e radhës gjyqësore për Tahirin dhe Çelën është caktuar në 13 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>