83% e votuesve të PS mendojnë se qeverisja është shumë ose totalisht e korruptuar, sipas sondazhit të Barometrit në Euronews.
Nga ana tjetër, 82% e votuesve të PD thonë se qeverisja është totalisht e korruptuar ndërsa rreth 17% mendojnë se ka shumë korrupsion.
Ndërsa qytetarët që nuk votuan, të pyetur për korrupsionin, janë përgjigjur në masën 95% se qeverisja është shumë ose tërësisht e korruptuar.
Korrupsioni në qeverisje është një pikë ku bashkohen shumica e qytetarëve shqiptarë pasi pavarësisht preferencave politike, mendojnë se shteti është shumë i korruptuar.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 92% e qytetarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë ose totalisht korrupsion.