8372 filxhanë kafeje për 8372 viktima të Masakrës së Srebrenicës

Nga Alice Elizabeth Taylor
8372 filxhanë kafeje për 8372 viktima të Masakrës së Srebrenicës

Për të kujtuar masakrën e srebrenicës, ku u vranë 8372 myslimanë boshnjakë nga ushtria serbe, një total prej 8372 filxhanë kafeje u bënë për viktimat.

Imazhet e publikuara nga televizioni i Sarajevës, TV N1 bënë mijëra filxhanë të mbushur me kafe në rrjesht njëri pas tjetrit. Imazhet jo vetëm simbolizojnë dukshëm numrin e djemëve dhe burrave që humbën jetën dhe se ata i mungojnë familjeve të tyre për 25 vjet. Masakra ndodhi në Korrik 1995 në Srebrenicë gjatë Luftës së Bosnjes. Vrasjet u kryen nga ushtria serbe të kontrolluar nga Ratko Mladic.

Brenda dy javëve, më shumë se 8000 persona u vranë në masakrën më të madhe të ndidhur në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Kombet e Bashkuar u kritikuan për mos përgjigje në nivelin e duhur. Ish- Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan më vonë tha se “Tragjedia e Srebrenicës do të gjëmojë përgjithmonë hitorinë e Kombeve të Bashkuara”.

Myslimanët e Bosnjes u targetuan pas deklaratës për pavarësi në 1992 nga Bosnje-Hercegovina, të pa mbështetur nga qeveria serbe, të cilët vendosën të sulmojnë Bosnjen. Ata nisën një proces të pastrimti etnik në një përpjekje për të krijuar një “Serbi të Madhe”.

25 vjet më vonë, varret e viktimave ende po kërkohen. Serbia ka kërkuar falje për krimet por nuk ka pranuar se ajo ishte genocid.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme