Protesta në Parkun e Liqenit, më shumë se 15 të arrestuar

Më shumë se 15 qytetarë janë shoqëruar, sot, në komisaristin e policisë, pasi protestuan kundër ndërtimit të një këndi lojrash brenda Parkut të Liqenit.

Arrestimet e para u bënë gjatë mesditës, pas përplasjeve mes protestuesve dhe policëve bashkiakë, tek Parku i Liqenit. Policët kanë përdorur forcë dhe kaë ndaluar qytetarët të futen në pjesën e parkut të rrethuar më gardh prej druri. Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve nga policë bashkiakë është kapërxim i kompetencave tw tyre.

Më pas, protestuesit u zhvendosën përpara komisariatit Nr. 1, ku mbaheshin qytetarët e arrestuar. Aty ka ndodhur dhe arrestimi i më shumë se 10 qytetarëve të tjerë, që kërkonin lirimin e protestueve të arrestuar në mënyrë të padrejtë.

Shumë protestues po vazhdojnë ende të qëndrojnë jashtë komisariatit. Ata u shprehën se dhuna e ushtruar nga policia nuk do t’i ndalë ata të kërkojnë zbatimin dhe respektimin e ligjit.

Qytetarët kanë disa javë që protestojnë kundër paligjshmërisë së ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit. Kjo nuk është hera e parë që ata janë dhunuar dhe arrestuar nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>