850 mijë euro kontribute për pasojat e tërmetit nga pagat e policëve

Nga Stafi i Exit
850 mijë euro kontribute për pasojat e tërmetit nga pagat e policëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha sot se punonjësit e policisë kontribuan me mbi 850 mijë euro nga pagat e tyre për të dëmtuarit nga tërmetet dhe se këto kontribute nuk ishin me detyrim.

Në një deklaratë për shtyp, Zoti Veliu falenderoi për punën e kryer gjithë punonjësit e policisë dhe theksoi se falë angazhimit të tyre u shpëtuan 39 jetë njerëzish:

“Falë ndërhyrjes së policisë, në bashkëpunim edhe me skuadrat e zjarrfikëseve dhe ushtrinë, u shpëtuan 39 jetë njerëzish, që kishin mbetur poshtë rrënojave. Më pas, duke bashkëpunuar edhe me grupet speciale të vendeve mike, u bë i mundur edhe shpëtimi i disa personave të tjerë.”

Drejtori Veliu kërkoi që të mos hidhet baltë mbi punën e punonjësve të policisë, ndërsa foli edhe për çështjen e kontributeve, të cilat ai i cilësoi “vullnetare”. Zoti Veliu tha se nga Policia në portalin e-Albania janë kaluar 104,350,000 lekë kontribute, ose thënë ndryshe mbi 850 mijë euro.

“Mirëkuptoj edhe 2016 punonjësit e Policisë që nuk kanë kontribuuar me vlera monetare, pasi nuk kanë pasur mundësi […] çdo kontribut nga punonjësit tanë ka qenë krejtësisht në baza vullnetare”.

Çështja e kontributeve u kthye në shqetësim publik kur në media qarkulluan urdhërat që punonjësit të jepnin nga 2,000 deri në 5,000 lekë nga paga e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>