Intervista e Kryeministrit Rama – Pikat kryesore

Intervista e Kryeministrit Rama – Pikat kryesore

Kryeministri Edi Rama bisedoi, mbrëmë, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.

Disa nga deklaratat e tij kryesore janë:

Për shoqërinë civile dhe ndërtimet tek Parku i Liqenit

  • Në qoftë se po më thoni që kjo që proteston është shoqëria civile, më tregoni ku e ka varrin të shkoj ti çoj lule. Nëse kjo është shoqëria civile shqiptare domethënë qenka e vdekur, është degradim i vërtetë, janë disa persona që kanë axhendën e tyre, që s’kanë lidhje me të vërtetën.
  • Janë provokues! Ç’punë kanë ata me policët?! Janë provokatorë, provokatorë!
  • Projekti tek Parku i Liqenit do të bëhet, duan apo s’duan ata!
  • Ai [protestuesi] po proteston për një ëndërr të keqe që po e shikon vetë.
  • Tek zona e Gardës, [tek Parku i Liqenit] do të ndërtojmë që ç’ke me atë! Një, dy tre godina, sa të duhen në interes të publikut.
  • Mund të ndërtojmë dhe më shumë tek Garda, mos u çudisni! Ky është thjeshtë plan, por mund  të ndërtojmë dhe më shumë godina!
  • Për të ndërtuar Tiranën, nuk je votuar ti, por është votuar Erion Veliaj!

Për median

  • Media është burim i maskarallëqeve.
  • Asambleja e djeshme tregon se cfarë spekulantësh qarkullojnë në media.

Për Partinë Socialiste dhe statutin e partisë

  • Të thuash “dua Shqipërinë më shumë se partinë” është një gjë që s’ka nevojë të thuhet.
  • Është e papëlqyeshme që një deputet t’i fishkëllejë qeverisë, është e papëlqyeshmë që një sallë t’i fishkëllejë një deputeti. Por, nëse unë si deputet i Vlorës nuk do të kisha shkuar prej dy vjetësh në Vlorë, tek ata që më zgjodhën mua, unë do të çuditesha nëse kur të shkoja, nuk do më fishkëllenin. Atje ku ka demokraci, ka ngjarje të tilla.
  • Vetëm në varreza mund të mbash një fjalim me sharje e të të mos të fishkëllejnë.
  • Çfarë kam me deputetët e mi, i them në mbledhje, sy më sy!
  • Në PS kritikat janë të mirëpritura e të dëgjuara.
  • Mbledhja e Asamblesë është model se si një përfaqësia e lartë e një partie kritikon, diskuton, përplaset dhe secili dëgjohet.
  • Asambleja e djeshme tregon se cfarë spekulantësh qarkullojnë në media.
  • A do të votohem [si kryetar i PS-së] apo jo se vendos unë, e vendosin socialistët, ata që janë anëtarë të PS-së.
  • Ne sapo kishim marrë mandatin, duhet të shmangnim gjendjen e jashtëzakonshme, ishim pothuaj si në 97-ën. Tani si të shkonin t’i thonim shqiptarëve “Na falni se ne kemi një problem me statutin. Duhet të bëjmë një tur nëpër Shqipëri se unë duhet të marr mandatin si kryetar i PS-së.”
  • Asnjë person që nuk është anëtar i PS-së nuk ka të drejtë të më kërkojë llogari për statutin.
  • Harroje se ju jap llogari ju për Partinë Socialiste, jo në këtë botë të paktën!

Për arritjet e qeverisë

  • Analizat [Check up-i] bëhen me standardet më të larta. Ka raste për arsye stresi, traumash, a kush e di se çfarë, edhe një burrë, në një analizë, mund të dalë me barrë.
  • Është rritur konsumi, kjo tregon që është rritur fuqia blerëse. Kjo është ajo që na intereson ne.
  • Ne kemi ulur taksat për biznesin e vogël, janë 83 mijë familje që jetojnë me biznesin e vogël.
  • Partneriteti publik privat është politikë e majtë, që bashkon privatin me publikun. Gjermania është vendi që bën më shumë partneritete publike private.

Për zgjedhjen e Presidentit

  • Nuk ka asnjë marrëveshje për ta bërë Ilir Metën President, por normal që Presidenti do të zgjidhet në bashkëpunim me LSI-në.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>