Gënjeshtra! Shpifje! Provokime! Maskarallëqe! – Zoti Rama për kritikat ndaj tij

Gënjeshtra! Shpifje! Provokime! Maskarallëqe! – Zoti Rama për kritikat ndaj tij

Në bisedën e djeshme me gazetarin Blendi Fevziu, Kryeministri Rama ka qenë shumë refraktar dhe agresiv. Ai ka kundërshtuar çdo kritikë ndaj tij, duke i etiketuar ato si gënjeshtra dhe shpifje.

Ai ka akuzuar gazetarin Fevziu se po gënjente të paktën 13 herë; ka etiketuar të paktën 9 herë të tjera si gënjeshtra, citimet e deklaratave të personave të tjerë; i ka quajtur të paktën 6 herë shpifje të dhënat apo dëshmitë e Zotit Fevziu; të paktën herë 4 herë ka akuzuar se deklarata ka qenë provokim; si dhe në të paktën tre raste të tjera i ka quajtur maskarallëqe kritikat ndaj tij.

Më poshtë janë disa nga thëniet e Zotit Rama, mbrëmë, në emisionin Opinion:

“Burimet e shtypit janë burimi i gënjeshtrës”

“Media është burim i maskarallëqeve.”

“Gënjeshtra e radhës, gënjeshtra e Saliut.”

“Janë provokues! Ç’punë kanë ata me policët?! Janë provokatorë, provokatorë!”

“Mos gënje, o Fevzi!”

“Po vazhdon të gënjesh!”

“Pse po gënjen.?!”

“Mos gënje, të thashë!”

“Mos gënje!” 

“Mos gënje!”

“Mos gënje!”

“Po gënjen, mo zotëri.”

“Administratori i SHQUP-it është gënjeshtar, gënjen.”

“Gënjen edhe avokati i popullit.”

“Lëri përrallat!”

“Shpifje, që të shpifës ti për partinë socialiste kjo i bënë mirë partisë, që të shpifës për qeverinë kjo është kriminale.”

“Mos gënje…”

“Ti nuk di!”

“S’ka rëndësi asgjë nga këto që thua ti.”

“Ti merresh me thashetheme.”

“Këto janë mbeturina, hidhi në koshin e opinion.al.”

“The një maskarrallëk, maskarallëqe…”

“Gënjeshtra thotë; po e tha Saliu është të thuash gënjeshtra…”

“Po pse gënjen?! Po je gënjeshtar!”

“Dhe ke gënjyer, po gënjen…”

“E fillove me një gënjeshtër.”

“Me një sulm mbi gënjeshtrën e rradhës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>