Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 viktima nga COVID-19.
Gjatë të njëjtit interval kohe janë raportuar edhe 871 raste të reja të infektimit, nga testimi i 5.502mostrave në laboratorët publik e privat.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 80 132 raste.
Mbeten ende 14 120 raste aktive në vend.
Numri total i rasteve pozitive të identifikuara prej fillimit të pandemisë është 96 212 prej të cilëve, 1 960 kanë humbur jetën.