871 raste të reja dhe 12 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë

Nga Exit News
871 raste të reja dhe 12 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 viktima nga COVID-19.

Gjatë të njëjtit interval kohe janë raportuar edhe 871 raste të reja të infektimit, nga testimi i 5.502mostrave në laboratorët publik e privat.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 80 132 raste.

Mbeten ende 14 120 raste aktive në vend.

Numri total i rasteve pozitive të identifikuara prej fillimit të pandemisë është 96 212 prej të cilëve, 1 960 kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>