88% e tenderave të Bashkive të hartuara sipas kompanive të parazgjedhura

Nga Exit News
88% e tenderave të Bashkive të hartuara sipas kompanive të parazgjedhura

88 përqind e tenderave të kryera nga bashkitë e vendit kanë rezultuar të hartuara sipas firmave fituese, pas vlerësimit nga Agjensia e Prokurimeve Publike. Pas kritikave të APP-së, 55% e bashkive nuk kanë reflektuar shkeljet.

Të dhënat i njoftoi Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me kryebashkiakët, të premten. Ai i paralajmëroi ata se do të hetihen nga SPAK nëse nuk adresojnë problemet me tenderat.

Rama kërkoi rritjen e konkurencës, pjesmarrjen e firmave, dhe planifikim në kohë që të shmanget procedura me negocim pa shpallje paraprake;

“Çdo përdorim i kësaj teknike do të konsiderohet i paligjshëm dhe do t’i dërgohet SPAK. Të shmanget hartimi i kritereve sipas kompanive të paracaktuara”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>