9 atletë përfaqesojnë Shqipërinë në Lojrat Olimpike të Tokios

Nga Arjola Tafaj
9 atletë përfaqesojnë Shqipërinë në Lojrat Olimpike të Tokios

Shqipëria do të përfaqësohet nga nëntë atletë në Lojërat Olimpike 2020 që do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht në Tokio, Japoni.

Ekipi përbëhet nga Briken Calja dhe Erkand Qerimaj të cilët do të garojnë në peshëngritjen Olimpike; notarët Nikoll Merizaj dhe Kledi Kadiu; vrapuesja Luiza Gega dhe kercim së gjati Izmir Smajlaj; Matvei Petrov në gjimnastikë, Indrit Cullhaj në xhudo dhe Manuela Delilaj në gjuajtje.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike në 1972 në Mynih, dhe më pas nuk u rikthye më. Vendi u kthye në lojëra Olimpike vetëm në vitin 1992, pas rënies së regjimit komunist. Tokyo 2020 do të jetë paraqitja e nëntë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Verore.

Asnjë sportist shqiptar nuk ka marrë një medalje olimpike deri më sot.

Olimpiada ishte planifikuar të zhvillohej gjatë verës së vitit 2020, por ato u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19. Ato do të mbahen në Tokio pa spektatorë, pas shqetësimeve në lidhje me rritjen e infeksioneve të koronavirusit.

Meqenëse 3 atletë pjesëmarrës në lojëra rezultuan pozitivë për COVID-19, organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios nuk përjashtuan mundësinë që ngjarja të anulohej në minutën e fundit.

Që nga 1 korriku, 67 persona – përfshirë stafin, organizatorët dhe atletët – janë infektuar me COVID-19 duke e bërë situatën në fshatin Olimpik të pasigurt.

LEXO  Të hënën nis vaksinimi i mësuesve në të gjithë vendin

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>