
Seanca e parë gjyqësore e Jakup Krasniqit në gjykatën speciale të Hagës do të mbahet në 9 nentor, në orën 11:00.
Në njoftimin për media të Prokurorit Special, më 5 nëntor, sqarohet se “aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale”.
Seanca e parë kundër Jakup Krasniqit do të jetë e hapur për media dhe publikun. Ajo do të transmetohet në internet në adresën https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.
“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, shkruhet në njoftimin e Prokurorit Special.