29 përqind e të rriturve në BE kanë përdorur drogë të paktën një herë në jetë

Nga Exit News
29 përqind e të rriturve në BE kanë përdorur drogë të paktën një herë në jetë

Rreth 96 milion ose 29 përqind e të rriturve të moshës 15-64, në Bashkimin Evropian mendohet se kanë përdorur drogëra të paktën një herë në jetën e tyre.

Ky është përfundimi i studimit të Qendrës Evropiane të Drogave (EMCDDA), e cila thekson se shifrat konsiderohen si një vlerësim minimal i situatës reale, për shkak të paragjykimeve ndaj raportit dhe mos tregimit të së vërtetës nga shumë qytetarë.

Disa nga gjetjet e studimit janë:

– Përdorimi i drogës raportohet më shpesh nga meshkujt (57.8 milion) krahasuar me femrat (38.4 milion).

– Gjatë vitit të fundit, të paktën 20 milion të rinj të moshës 15-34 vjeç kanë përdorur drogëra.

– Droga më e provuar, si nga femrat dhe nga meshkujt, është kanabisi.

– Pas saj vjen kokaina, e përdorur nga 12.1 milion meshkuj dhe 5.8 milion femra; ekstazia e përdorur nga 9.1 milion meshkuj dhe 4.6 milion femra; amfetamina e përdorur nga 8.1 milion meshkuj dhe 4.1 milion femra.

– Nivelet e përdorimit të kanabisit gjatë gjithë jetës ndryshojnë shumë midis vendeve, duke filluar nga 4 për qind e të rriturve në Maltë deri në 45 për qind në Francë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>