Policia franceze arrestoi 9 persona të shtunën, pasi një simpatizant islamik i preu kokën një mësuesi në Francë, në mes të ditës, në një lagje të Parisit.
Policia e vrau autorin, një 18 vjeçar me origjinë çeçene, pak minuta pas vrasjes së 47 vjeçarit, të premten. Hetuesit po shohin nëse vrasësi kishte ose jo bashkëpunëtor.
Vrasja ringjalli diskutimet për sulmet islamike ndaj Charlie Hebdo 5 vjet më parë.
Mësuesi i vrarë në fillim të tetorit I kihste treguar nxënësve të tij një karikaturë të profetiti Muhamend, gjatë orës së lirisë së shprehjes, duke shkaktuar debat tek prindërit mysliman.