9 vatra zjarri aktive në Shqipëri, më e madhja në Kukës

Nga Exit News
9 vatra zjarri aktive në Shqipëri, më e madhja në Kukës

Janë ende aktive 9 vatra zjarri në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Në gadishullin e Karaburunit nuk ka më vatra aktive por puna për shuarjen e zjarreve vijon në fshatin Dukat.

Vatrat më të mëdha janë në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi në Kukës, megjithatë ato nuk paraqesin rrezik për tunelin e Kalimashit.

Në Mirditë janë ende aktive vatrat në fshatrat Thirrë, Munellë dhe Domgjon.

Po punohet për shuarjen e vatrave në Luginën e Valbonës në Tropojë dhe janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë.

Është riaktivizuar ndërkohë vatra e zjarrit në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec.

Aktive janë edhe vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar.

Prej 2 javësh Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë zjarresh si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 2 persona, janë dëmtuar disa prona dhe janë djegur qindra hektarë pyje.

Në të gjithë vendin janë shuar 175 vatra zjarresh në të cilat janë angazhuar forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë. Në ndihmë të operacioneve zjarrfikëse kanë ardhur edhe forca nga Kosova.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme