Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 467 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,914 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan 9 viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së janë shëruar edhe 214 persona, ndërsa ka 8026 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 69.697 persona të infektuar me COVID-19.
Prej tyre, 1.608 pacientë kanë vdekur.