90% e të shtruarve në spital në Kosovë me variantin Delta, të pavakësinuar

Nga Exit News
90% e të shtruarve në spital në Kosovë me variantin Delta, të pavakësinuar

Katër viktima nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërsa autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të premten se nga testimi i 11 814 mostrave janë identifikuar  2 2 50 raste të reja të infektimeve.

Numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme edhe këtë javë si pasojë e variantit Delta.

Sipas të dhënave, numri i rasteve aktive në vend është 16 341.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 106 700 qytetarë qysh prej fillimit të pandemisë.

Sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë,  të premten  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme rajonale rezultojnë 702 pacientë të shtruar, prej të cilëve 603 të konfirmuar me variantin Delta të koronavirusit.

Prej të shtruarve, 28 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 539 po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Rreth 90 për qind e pacientëve që po trajtohen me oksigjeno-terapi janë të pavaksinuar.

Deri tani, Kosova ka administruar mbi 666 476 vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht, janë mbi 227 581 persona.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>