90 milionë amerikanë votojnë me postë, 65 % më shumë se numri i votuesve në 2016

Nga Exit News
90 milionë amerikanë votojnë me postë, 65 % më shumë se numri i votuesve në 2016

90 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale. Kjo është rreth 65 përqind më shumë e numrit të pjesmarrësve në zgjedhjet e 2016.

Frika nga grumbullimet dhe masat e reja kundër koronavirusit kanë bërë që shumica e amerikanëve të votojnë me post.

Presidenti amerikan Trump po e kalon ditët e mbylljes së fushatës duke kritikuar zyrtarë publikë dhe mjekët,  të cilët po përpiqen të luftojnë pandeminë e koronavirusit.

Sondazhet tregojnë se Biden kryeson ndaj Trump, por ata janë afër në shtetet më konkurruese, të cilat do të vendosin zgjedhjet. Votuesit thonë se koronavirusi është shqetësimi i tyre kryesor. Mënyra se si dy kandidatët sillen kundrejt përmbajtjes së virusit do të jetë vendimtare për fushatën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>