90 të plagur pas përplasjeve të reja Izrael-Palestinë

Nga Exit News
90 të plagur pas përplasjeve të reja Izrael-Palestinë

Tensione të reja mes palestinezëve dhe policisë izraelite kanë rezultuar në rreth 90 persona të tjerë të plagosur.

Përplasjet ndodhën të shtunën në Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, një ditë pas konfliktit në xhaminë “Dome of Rock”, ku ngelën 213 persona të plagosur.

Policia kishte kufizuar lëvizjen në atë pjesë të qytetit, gjë që u interpretua si provokim nga protestuesit, sipas raportimit të Al Jazeera.

Të rinjt palestinez hodhën gurë, ndezën zjarr dhe thyen barrikadat e policisë në muret e qytetit, ndërsa kjo e fundit, në tentativë për t’i shpërndarë, u përgjigj me granata çorientuese dhe ujë më presion.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur javët e fundit, fillimisht për shkak të kufizimeve të forta gjatë Ramazanit e sërish, pas vendimit të një gjykate izraelite për shpënguljen e disa dhjetra palestinezve.

Mes të plagosurve kishte të mitur, njëri prej të cilëve një vjeç, si dhe 11 persona, që u dërguan në spital.

Policia izraelite njoftoi për të paktën një oficer të lënduar.

 

Lajme te ngjashme