Policia ka gjobitur 908 qytetarë, të premten, për mos zbatimin e masave kundër Covid-19.
Prej tyre 892 u gjobitën për mos mbajtjen e maskës në ambiente publike.
Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lekë.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 3 biznese me 1 milionë lekë secili, pasi nuk respektonin protokollet e sigurisë, vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.
10 qytetarë U shoqëruan në komisariat, pasi nuk pranuan t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.
Pas identifikimit, ata janë gjobitur me 3 mijë lekë dhe janë liruar.
Policia gjobiti 13 persona me 10 mijë lekë pasi qarkulluan pas orës 22:00.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.
Po ashtu, në vend nuk lejohet lëvizja pas orës 22:00, pa leje.