91, 987 qytetarë në total janë infektuar me koronavirus në vend

Nga Exit News
91, 987 qytetarë në total janë infektuar me koronavirus në vend

91, 987 qytetarë janë infektuar me koronavirus në vend që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo do të thotë se në vend janë infektuar vetëm 3,3 përqind e popullsisë.

Numri total i viktimave ka arritur në 1543 dhe 55, 983 është numri total i personave të shëruar.

Qarku me numrin më të lartë të numrit të të infektuarve është Tirana me 20 265 raste. Më pas renditen qarku i Fierit me 2 980 raste dhe i Durrësit me 1 770 raste.

Qarqet më pak të prekura janë Gjirokastra me 799 raste, Kukësi me 467 raste dhe Dibra me 349 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>