Partia Socialiste ka bërë të ditur pyetjen që do t’i shtrohet anëtarësisë së saj në lidhje me mandatin e kryetarit. Ajo është:
“Kur partia është në pushtet dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”
Referendumi do të zhvillohet në datën 9 prill 2016. Nëse shumica e socialistëve do t’i përgjigjeshin negativisht pyetjes, atëhere në PS do të zhvilloheshin zgjedhjet për kryetarin e partisë.
Kryetari i PS-së qëndron në ketë post që prej 7 vjetësh edhe pse mandati i tij ka qenë 4 vjeçar.
Në vend që t’i zhvillonte zgjedhjet e vonuara, Kongresi i PS-së i zhvilluar para pak ditësh, vendosi ndryshimin e statutit për ta quajtur automatikisht të rinovuar mandatin e kryetarit kur partia fiton zgjedhjet dhe kryetari i saj zgjidhet në postin e Kryeministrit.
Duke qënë se këto ndryshime nuk mund të kenë në parim fuqi prapavepruese, pra mbi mandatin aktual, Kongresi i PS-së vendosi që për këtë rast të thërrasë një referendum në të cilin anëtarët e partisë do të bëjnë, praktikisht, interpretim e statutit të partisë me anë të votës.