Bashkia Tiranë, në faturën e ujit shtohen dhe tre taksa të tjera

Qytetarët e Bashkisë Tiranë, nga muaji mars e në vazhdim, në faturën e ujit do të paguajnë rreth 700 lekë më shumë.

Në faturën e ujit do të përfshihen tre taksa, ajo e pastrimit, e banesës dhe e infrastrukturës arsimore.

Tarifat e reja për këto taksa janë:

  • Taksa e pastrimit do të jetë 5000 lekë në vit
  • Taksa e arsimit do të jetë 1800 lekë në vit
  • Taksa e banesës do të jetë 15 lekë për m² për banesat e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë/m² për banesat e ndërtuara pas vitit 1993.

Ndërsa për qytetarët e Tiranës që jetojnë në njësitë bashkiake Bërzhitë, Baldushk, Vaqar, Pezë, Petrelë, Zall-Bastar, Zall-Herr, Ndroq, Krrabë dhe Shëngjergj tarifat ndryshojnë si më poshtë:

  • Taksa e pastrimit do të jetë 1000 lekë në vit.
  • Taksa e arsimit do të jetë 1800 lekë në muaj .
  • Taksa e banesës do të jetë dhe 7,5 lekë për m² për banesat e ndërtuara para vitit 1993 dhe 15 lekë/m² për banesat e ndërtuara pas vitit 1993. Këto taksa do të paguhen të ndara gjatë 12 muajve, pra 240 lekë çdo muaj për pastrimin e arsimin dhe taksën e banesës në varësi të sipërfaqes.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>