Inspektoriati Shëndetësor propozon ashpërsimin e ligjit antiduhan

Eltar Deda, kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, deklaroi sot, se shumë shpejt do të propozojë ashpërsimin e ligjit antiduhan. “Propozimi jonë është që bizneseve që do të gjobiten disa herë brenda një periudhe të shkurtër, t’u pezullohet aktiviteti,” u shpreh Zoti Deda.

Ai shtoi se aktualisht janë duke bërë bisedimet me Ministrinë e Drejtësisë për të parë përputhshmërinë e ligjit. Sapo të merret miratimi nga ministria, Inspektoriati do të hartojë projektligjin dhe do ta dërgojë për miratim në parlament.

Ndryshimet e para në ligjin antiduhan u bënë në vitit 2014. Sipas tij, nëse konstatohej pirje duhani në ambjente ku sipas ligjit ndalohej, do të gjobitej biznesi dhe duhanpirësi. Gjobat variojnë nga 5 mijë deri në 50 mijë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>