Kryebashkiaku Veliaj: Do të procedojmë penalisht deputetët që ushtruan dhunë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi, sot, se do të kallzojë penalisht deputetët që ushtruan dhunë ndaj policisë, gjatë protestës kundër ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit.

Deklarata e Kryebashkiakut erdhi menjëherë pas përfundimit të protestës. Ai tha se tre punonjëse policie janë dëmtuar nga dhuna e deputetëve dhe janë aktualisht në spital.

Zoti Veliaj përmendi dhe rastin e deputetit demokrat Gent Strazimiri, i cili dyshohet se kishte armë gjatë protestës.

“Nuk ka pikë burrnie që deputetë njerëz të veshur me imunitet mbajnë armë dhe ushtrojnë dhunë të karakterit të botës  së krimit. Do procedojmë penalish ndaj të gjithëve, nuk më intereson se kanë imunitet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>