Rreth 950 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, dy javët e fundit pasi Kryeministri Boris Xhonson i urdhëroi të qendrojnë në shtëpi.
Zakonisht ka rreth 100 mijë aplikantë për dy javë, dhe ky numër është shumë shumë i lartë. Qeveria ka vendosur të rrisë kapacitetin e zyrës së aplikimeve për ndihmë sociale me 10 mijë punonjës më shumë.
Boris Xhonson do të mbulojë 80 për qind të rrogave të punëtorëve që kanë humbur punën. Sipas skemes së miratuar nga qeveria, punonjësitë do të kërkojnë grant për të mbuluar rrogat deri në 2, 500 paund në muaj.
Në Britani ka 29, 474 të infektuar dhe 2,352 të vdekur.